Arsenal nuk shfrytëzon humbjen e City-t, mjaftohet me një pikë ndaj Nottingham
17 Janar 2026 20:32 Telesport Arsenal ka barazuar 0-0 në transfertën ndaj Nottingham Forest, të luajtur në “City Ground”, e vlefshme për javën e 22-të në Premier League. “Topçinjtë” kanë humbur kështu mundësinë e artë për t’u shkëputur në renditje pas humbjes së rivalit direkt, Manchester City, 2-0 në derbin ndaj Manchester United. Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve për të dyja ekipet. As zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë nga trajneri Mikel Arteta, nuk dhanë efekt. Pas këtij barazimi, Arsenal kryeson me 50 pikë, ndiqet nga Manchester City dhe Aston Villa me nga 43 pikë, por ekipi i drejtuar nga Unai Emery luan nesër në shtëpi për këtë javë ndaj Everton, ku ka mundësinë të ngushtojë...
Burimi:
telesport.al