Arsenal i falet një penalltie, Bellingham nderon Real Madridin. PSG bën detyrën (video)

Arsenal i falet një penalltie, Bellingham nderon Real Madridin. PSG bën detyrën (video)

20 Dhjetor 2025 21:52 Telesport Arsenal e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Everton, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Pas një prekje të topit me dorë nga Jake O’Brien dhe pas ndërhyrjes së VAR, arbitri jep penallti. Viktor Gyokeres tregohet i saktë dhe kalon londinezët në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në sfidën tjetër, Leeds po udhëheq 2-0 ndaj Crystal Palace pas 45 minutave të para, pas dopietës të zakonshmit Dominic Calvert-Lewin. Në La Liga, Real Madrid po kryeson 1-0 ndaj Sevilla pas pjesës së parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të. Rodrygo kroson në zonë nga goditja e dënimit, Jude Bellingham kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgon topin në rrjetë. Në...