Arsenal bën detyrën ndaj ekipit të League One dhe vazhdon rrugëtimin në FA Cup (video)

Arsenal bën detyrën ndaj ekipit të League One dhe vazhdon rrugëtimin në FA Cup (video)

15 Shkurt 2026 19:20 Telesport Arsenal nuk ka lënë vend për surpriza duke fituar 4-0 ndaj Wigan, ekip i League One dhe duke siguruar kështu biletën për 16 ekipet më të mira në FA Cup, kompeticionin më të vjetër në Angli. “Topçinjtë” i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, me 4 gola të shënuar nga Noni Madueke 11, Gabriel martinelli 18′, autogoli i Hunt 23′ dhe Gabriel Jesus 27′. Pjesa e parë mbyllet 4-0 për londinezët. Pjesa e dytë nuk solli ndonjë ndryshim të rezultatit. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund, Arsenal-Wigan 4-0. SHIKOGOLAT