Arritja deri në finale të Play Off-it të Kupës së Botës, Presidentja e Kosovës dekoron skuadrën Dardane

Arritja deri në finale të Play Off-it të Kupës së Botës, Presidentja e Kosovës dekoron skuadrën Dardane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, sot para dekorimit nga Presidentja Osmani, ka deklaruar se Kosovës i duhet urgjent një stadium me kapacitet me standarde të FIFA-s. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar sot futbollistët e Kosovës. Përfaqësuesja dardane u mund nga Turqia minimalisht 0-1 por kjo nuk e zbeh aspak arritjen hitorike të kësaj skuadre të re. Ndërkohë pasi ka postuar pas ndeshjes një status mirënjohje, kreu i shtetit Vjosa Osmani priti dhe akordoi dekoratat për këtë ekip që sipas saj ka bërë krenar gjithë shqiptarët anembanë botës. Sakaq kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë të gjithë mbështetësit e skuadrës së Kosovës në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës e cila ishte vetëm një hap larg. Gjatë...