Arrihet akordi/ Zbulohet skuadra e re e Ter Stegen
Barcelona po vijon të jetë shumë aktive në merkaton dimërore. Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga klubi katalanas në ditët në vijim. Trajneri Hansi Flick i besoi portën Joan Garcias në Kupën e Mbretit, duke konfirmuar ndryshimin e hierarkisë. Portieri i ri u tregua vendimtar me një pritje kyçe, duke justifikuar zgjedhjen e stafit teknik. Kjo situatë e ka vendosur Ter Stegen në listën e lojtarëve në shitje. Portieri gjerman ka dhënë dritën jeshile për largimin, me synimin për të pasur minuta dhe për të qenë gati për Kupën e Botës. Sipas mediave spanjolle, është arritur marrëveshja për transferimin e tij te Girona. Barcelona do të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së lojtarit deri në fund të sezonit.
Burimi:
sot.com.al