Arrestohet sapo zbret në aeroport, ish-futbollisti dërgohet në paraburgim

Arrestohet sapo zbret në aeroport, ish-futbollisti dërgohet në paraburgim

Ish-lojtari i Premier Ligës, Jordon Ibe, do të paraqitet në gjykatë pas arrestimit të tij në aeroportin e Lutonit. 30-vjeçari u mor në paraburgim nga policia pas një sulmi të dyshuar në dhjetor. Ibe zbarkoi në aeroport në janar dhe u arrestua menjëherë përpara se të lirohej me kusht. Tani është konfirmuar se ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Bournemouth-it do të dalë në gjykatë. Ibe u akuzua për dëmtim fizik në lidhje me një sulm të dyshuar më 14 dhjetor, sipas Policisë Metropolitane. 30-vjeçari nga Chislehurst, në juglindje të Londrës, u arrestua në aeroport më 30 janar dhe u vu në paraburgim. Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Croydon më 6 mars. Ibe ishte kthyer me avion në Mbretërinë e Bashkuar...