Arne Slot zbulon arsyen e vërtetë pse Salah nuk luajti asnjë minutë ndaj PSG-së
9 Prill 2026 17:19 Telesport Liverpool u mund mbrëmë 2-0 nga PSG në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, të luajtur në “Parc des Princes”. Humbja mund të kishte qenë akoma edhe më e thellë për anglezët, por Giorgi Mamardashvili bëri disa pritje shpëtimtare. Ajo që habiti jo pak tifozë dhe jo vetëm, ishte lënia në stol e Mohamed Salah gjatë gjithë ndeshjes. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Slot shpjegoi pse nuk i dha asnjë minutë egjiptianit, duke lënë të nënkuptohet se me të në fushë, humbja mund të ishte më e madhe, pasi Liverpool në minutat e fundit vetëm u mbyll në mbrojtje. “Në pjesën e fundit të ndeshjes, ishte kryesisht për mbijetesë sesa për të pasur një shans për të shënuar....
Burimi:
telesport.al