Armëpushimi i Krishtlindjes 1914; futboll, këngë dhe paqe në mes të “ferrit”

Armëpushimi i Krishtlindjes 1914; futboll, këngë dhe paqe në mes të “ferrit”

Lufta e Parë Botërore kishte vetëm 5 muaj që kishte shpërthyer, por Europa tashmë ishte shndërruar në një varrezë gjigante. Miliona ushtarë gjermanë, britanikë, francezë e belgë ishin ngujuar në llogoret që shtriheshin nga Deti i Veriut deri në kufijtë e Zvicrës. Sipas përshkrimeve të BBC, kushtet ishin çnjerëzore: baltë deri në gju, ujë i ngrirë, minj, morra dhe një erë e padurueshme vdekjeje që vinte nga trupat e pajetë të shtrirë mes dy fronteve. Dimri i vitit 1914 ishte i ashpër. I ftohti depërtonte deri në palcë dhe shpresa dukej po aq e ngrirë sa toka. Trupat e të vrarëve qëndronin për ditë të tëra në “tokën e askujt”, të paarritshëm nga zjarri i armëve. Pastaj erdhi mbrëmja e 24 dhjetorit. Sipas dëshmive të ruajtura në...