Armando Broja është gati për Poloninë, trajneri i Burnley tregon gjendjen e shqiptarit: U kthye nga dëmtimi, është në…
Armando Broja pësoi së fundmi një lëndim që e mbajti jashtë fushës së blertë për një kohë jo të shkurtër. Sulmuesi shqiptar është kthyer dje në stërvitje para ndeshjes që Burnley do të ketë kundër Bournemouth. Megjithatë trajneri Scott Parker ka sqaruar sot se Broja nuk do të jetë gati as për ndeshjen e së shtunës, por do të jetë në gjendje që të luajë për ndeshjen e ardhshme, pas një jave kundër Fulham. “Armando është kthyer përsëri në stërvitje, por vetëm stërvitje e lehtë. Ai është në rrugën e duhur, do ta shohim se ku do të jemi me gjendjen e tij përsëri në fundjavë”, tha trajneri Parker. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com