Armando Broja do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Chelsea-t, trajneri zbulon arsyen

Armando Broja do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Chelsea-t, trajneri zbulon arsyen

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës as në përballjen e së shtunës kundër Chelsea-t. Ky konfirmim ka ardhur nga vetë trajneri i Burnley-t. Parkeri ka shpjeguar në konferencë për shtyp mungesën e Armando Brojës në ndeshjet e zhvilluara së fundmi. Ai ka thënë se Broja ka pasur një proboem fizik prej disa javësh dhe për këtë arsye do të mungojë edhe në sfidën përballë Chelsea-t. “Armando nuk do të jetë pjesë e fundjavës, pasi ka pasur një problem që ka vazhduar prej disa javësh. Nuk duhet të mungojë për shumë gjatë, por fundjava është shumë shpejt. Edhe Axel-i është disa javë larg (kthimit në fushë)”, ka deklaruar Scott Parkeri./Sport Ekspres/