Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Me 48 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Armand Duka është zgjedhur për herë të shtatë radhazi si presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF po mbahet sot (e hënë, 16 shkurt) në orën 10:00 në ”Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë. Në këtë Asamble do të zgjidhet presidenti i FSHF për një mandat katër vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Për postin e presidentit të FSHF, është regjistruar vetëm kandidatura e Armand Dukës, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Duka është në krye të FSHF-së prej vitit 2002 dhe do zyrtarizohet për mandatin e shtatë. Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando...
Burimi:
opinion.al