Armand Duka: Futbolli për Kombin, premtim i mbajtur. Ja zotimet që kemi realizuar në 3 vite!

Armand Duka: Futbolli për Kombin, premtim i mbajtur. Ja zotimet që kemi realizuar në 3 vite!

Në prezantimin e strategjisë “Vision to Victory”, Presidenti Armand Duka, mbajti një fjalim të plotë ku prezantoi vizionin, objektivat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Duke reflektuar mbi ciklin e mëparshëm strategjik dhe sfidat përpara, Presidenti Duka theksoi se rreth 95% e objektivave të strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025” janë realizuar ose ndodhen në fazë të avancuar zbatimi, duke e cilësuar këtë periudhë si një bazë të fortë për ndërtimin e hapit të radhës. Në vitin 2022, prezantuam strategjinë “Futbolli për Kombin”, një dokument ambicioz, por realist, ku vendosëm objektiva të qarta dhe përcaktuam rrugën konkrete për arritjen e tyre. Strategjia u ndërtua në mënyrë të detajuar, e ndarë në fusha të qarta veprimi, me objektiva të matshme...