Argjentinë-Spanjë, anullohet “Finalissima”. Messi i zhgënjyer, kishte një dëshirë

Argjentinë-Spanjë, anullohet “Finalissima”. Messi i zhgënjyer, kishte një dëshirë

16 Mars 2026 10:55 Alfred Lleshi Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, u zhgënjye thellë nga anulimi i “Finalissima”, të cilën e konsideronte një mundësi të rëndësishme. Sipas ESPN, ylli i Inter Miami dhe numri 10 i përjetshëm i Albiceleste kishte dëshirën të luante ndaj Spanjës, si një test real para Botërorit 2026, por nuk u përfshi në diskutimet që çuan në anulimin e finales. Ndeshja, mes Argjentinës (fituese e “Copa America” 2024) dhe Spanjës (kampione e “Euro 2024”) ishte planifikuar në Katar më 27 mars, por u anulua për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. UEFA deklaroi: “Pas diskutimeve të gjata me autoritetet organizuese në Katar, për shkak të situatës politike aktuale, ‘Finalissima’ nuk mund të zhvillohet siç pritej”. CONMEBOL sqaron se...