Argjentina shtrëngon rregullat e kombëtares. Me këtë kufizim, Messi do të mbetej jashtë

Argjentina shtrëngon rregullat e kombëtares. Me këtë kufizim, Messi do të mbetej jashtë

10 Shkurt 2026 10:01 Alfred Lleshi Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) ka miratuar një rregull të ri që ndryshon ndjeshëm rrugën e talenteve të rinj. Lojtarët që transferohen jashtë vendit pa firmosur më parë një kontratë profesioniste me një klub argjentinas nuk do të grumbullohen në përfaqësueset bardhekaltër. Qëllimi është i qartë; mbrojtja e klubeve vendase dhe e investimit në akademi. Ligji mbështetet te “patria potestad”, që u lejon prindërve të vendosin për të ardhmen e fëmijëve deri në 18 vjeç. Në Argjentinë, kontrata e parë profesioniste mund të nënshkruhet nga 16 vjeç; largimi më herët sjell vetëm dëmshpërblim formimi, jo transferim real. Masa nuk i ndalon këto largime jashtë Argjentinës, por i dekurajon. Shembulli simbol mbetet Lionel Messi, i larguar 13 vjeç te...