Ardon Jashari, për momentin enigmë te kuqezinjtë, edhe pas rikthimit në fushë

Ardon Jashari, për momentin enigmë te kuqezinjtë, edhe pas rikthimit në fushë

19 Dhjetor 2025 11:07 Alfred Lleshi “Ardon Jashari ende nuk ka bindur”. Kështu e nis shkrimin e vet “tuttomercatoweb.com”, teksa vijon më tej: “Në ndeshjen e tij të dytë si titullar, pas humbjes 1-0 ndaj Lazios në Kupën e Italisë, mesfushori shqiptaro-zviceran u aktivizua sërish nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit në Riad. Allegri vendosi ta kursejë Luka Modric, duke i dhënë hapësirë Jasharit, blerjes së dytë më të shtrenjtë të verës, pas Nkunku. Ai nuk ishte nga më të këqijtë në fushë, por u mposht qartë në duelet me Stanislav Lobotka. Modric hyri vetëm në minutën e 75-të, kur loja ishte e vështirë. Antonio Conte pas ndeshjes vlerësoi Modric: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka dhënë shumë energji edhe në...