Ardon Jashari nderohet me “Këpucën e Artë” për vitin 2025, shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë

Ardon Jashari nderohet me “Këpucën e Artë” për vitin 2025, shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë

Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge, ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.  Ai mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi.   Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.  Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo...