Arbitri i Inter-Juventus drejt pezullimit për 1 muaj, denoncon kërcënime me vdekje

Arbitri i Inter-Juventus drejt pezullimit për 1 muaj, denoncon kërcënime me vdekje

Deklaratat e Gianluca Rocchi një ditë pas sfidës mes Interit dhe Juventusit lanë të kuptohet se cila do të jetë linja që do të ndjekë shefi i arbitrave në lidhje me të ardhmen e Federico La Penna pas kartonit të kuq të dhënë ndaj Kalulu në Derbin e Italisë. Gjyqtari rrezikon një skualifikim të gjatë edhe pse ka nga ata që flasin se ai mund të kthehet të arbitrojë menjëherë  në kuadër të një lëvizjeje emergjente në mënyrë që të kalojë sa më shpejt shokun e pësuar. Sa kohë do të qëndrojë La Penna jashtë fushave të lojës? Sipas zërave që vijnë nga ambientet pranë Shoqatës Italiane të Arbitrave, La Penna pritet të pezullohet për 1 muaj pas një vendimi qartësisht të gabuar. Sigurisht ai...