Arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë zhvilluan testet fizike, teorike dhe u zhvillua seminari i dimrit në prag të pjesës së dytë të sezonit

Arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë zhvilluan testet fizike, teorike dhe u zhvillua seminari i dimrit në prag të pjesës së dytë të sezonit

Në prag të rinisjes së pjesës së dytë të sezonit futbollistik, arbitrat, asistentët dhe vëzhguesit e Kategorisë së Parë zhvilluan me sukses testet teorike dhe fizike, në kuadër të vlerësimit të mesit të sezonit. Testimet u zhvilluan sipas standardeve të përcaktuara dhe arbitrat u paraqitën në një nivel shumë të mirë, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik e fizik. Në të njëjtën kohë u zhvillua edhe seminari i dimrit, i cili fokusohet në diskutimin e situatave të ndryshme, përditësimin e pjesëmarrësve me rregulloren dhe sistemi VAR. Gjatë këtij aktiviteti ishte i ftuar edhe instruktori i FIFA-s, Carlos Clos Gomez, i cili ndau njohuritë dhe eksperiencën e tij me arbitrat dhe instruktorët shqiptarë. Prezenca e tij shërbeu si një mundësi e rëndësishme për...