Arbër Hoxha shkëlqen edhe në Europë, lojtari i Kombëtares përfshihet në 11-shen më të mirë të Europa League-s

Arbër Hoxha shkëlqen edhe në Europë, lojtari i Kombëtares përfshihet në 11-shen më të mirë të Europa League-s

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur ndeshjet e para “play off” të Ligës së Europës. Dinamo e Zagrebit prit në shtëpi Genkun, nga i cili u mposht me shifrat 1-3. Titullar në këtë përballje ishte edhe Arbër Hoxha. Pavarësisht humbjes, lojtari shqiptar ka spikatur në fushën e lojës. Hoxha ka dëshmuar edhe një herë formën e tij mjaft pozitive që po kalon në këtë sezon. Futbollisti i Kombëtares kuqezi është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.4 për performancën e zhvilluar në fushën lojës. Një vlerësim i tillë e ka përfshirë 27-vjeçarin në formacionin më të mirë sa i përket përballjeve të para të fazës “play off” të Ligës së Europës”./Sport Ekspres/