Arbër Hoxha në formacionin e javës në Europa League, Berisha vijon të jetë i dëmtuar

Arbër Hoxha në formacionin e javës në Europa League, Berisha vijon të jetë i dëmtuar

Adriatik BALLA Paraqitja e lojtarëve shqiptarë në ditët e fundit në kampionatet europiane ka qenë e mirë. Një pjesë shkëlqejnë me gola e asiste, por ka dhe të tjerë që luajnë rregullisht si titullarë dhe kanë një peshë të madhe në skuadrat ku aktivizohen. Padyshim që disa bëjnë diferencë në terma sportivë, e këtë javë ishte Muçi në Turqi, Hoxha në Kroaci, apo dhe lojtarë të tjera në liga të tjera europiane dhe më gjerë. Madje edhe Jasir Asani pati një paraqitje dinjitoze në Champions aziatik, duke shënuar gol për Esteghalin iranian. Hoxha, titullar i vlerësuar te Dinamo Zagreb Arbër Hoxha luajti të enjten si titullar për Dinamo Zagreb, ndërsa klubi kroat zhgënjeu. Dinamo u mposht me rezultatin 1-3 nga Genk në Kroaci, ndërsa Hoxha...