Arbeloa: Ta braktisnim ndeshjen? Gati të bënim gjithçka që do të vendoste Vinicius

Arbeloa: Ta braktisnim ndeshjen? Gati të bënim gjithçka që do të vendoste Vinicius

18 Shkurt 2026 8:29 Alfred Lleshi Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Benfica në “Da Luz”. Për gjendjen e Vinicius tha: “Është mirë dhe i qetë. Duhet pyetur lojtari i Benfica për atë që ka thënë. Racizmi duhet zhdukur nga futbolli dhe nëse lojtarët nuk reagojnë, bëhet shumë e vështirë”. Për ndeshjen: “Dua një skuadër solide dhe serioze. Dominuam dhe meritonim më shumë gola”. Për Tchouaméni: “Spektakolar, prej disa ndeshjesh është në nivel shumë të lartë”. Në konferencë shtoi: “Toleranca ndaj racizmit duhet të jetë zero. E pyeta Vini nëse donte të vazhdonte. Jemi gjithmonë në krah të tij dhe do të kishim bërë atë që ai do të vendoste. Arbitri më tha se nuk kishte dëgjuar...