Arbeloa, stërvitja e parë te Real Madridi. Me të edhe “arma sekrete” e Ancelottit
13 Janar 2026 15:06 Alfred Lleshi Te Real Madridi ka nisur zyrtarisht era e Álvaro Arbeloa. Trajneri i ri i “Los Blancos” drejtoi stërvitjen e pare, pas zëvendësimit të Xabi Alonsos së shkarkuar. Risi e menjëhershme është rikthimi në rol kyç i Antonio Pintus, përgatitësit atletik italian që ka qenë vendimtar në sukseset e Carlo Ancelottit. Ai do të merret sërish me përgatitjen fizike të ekipit. Debutimi i Real Madridit të Arbeloa do të jetë të mërkurën ndaj Albacete, në Kupën e Mbretit. Ndihmëstrajner do të jetë Julian Carmona, i cili ka punuar me Arbeloa te Real Madrid Castilla. Në ndeshjen e parë do të mungojnë disa emra të rëndësishëm: Mbappé, Rodrygo, Mendy, Alexander-Arnold, Rüdiger dhe Militão, të gjithë nuk ishin në stërvitjen e së...
Burimi:
telesport.al