Arbeloa “rrëzoi” Guardiolën, kurrë s’është përmbysur avantazhi 3-0 i Real Madridit në Europë

Arbeloa “rrëzoi” Guardiolën, kurrë s’është përmbysur avantazhi 3-0 i Real Madridit në Europë

Ishte përballja e parë mes Álvaro Arbeloa dhe Pep Guardiola. Një trajner i ri në nivelet më të larta, që për herë të parë arrinte në 1/8 finale të Champions League, kundër një strategu që ka ndryshuar historinë e futbollit dhe ka fituar tre Champions. Nga kjo përballje e pabarabartë në letër doli fitues absolut Arbeloa. Real Madridi, pavarësisht mungesave të shumta, e dominoi kundërshtarin dhe udhëton drejt Manchesterit me avantazhin e fuqishëm 3-0 për kthimin. Një rezultat që askush nuk ka mundur t’ia përmbysë madrilenëve në Europë. Nata që dukej e vështirë për madrilenët, sidomos pas shpërthimeve të Jérémy Doku, ndryshoi krejtësisht pas golit të parë të Federico Valverde. Që nga ai moment, Real Madridi dominoi çdo centimetër të fushës: portieri më i sigurt,...