Arbeloa, pas humbjes së hidhur: Ky është Real Madridi, këtu askush nuk dorëzohet

Arbeloa, pas humbjes së hidhur: Ky është Real Madridi, këtu askush nuk dorëzohet

3 Mars 2026 8:10 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa nuk e zbuti humbjen e rëndë që la shumë të tronditur Real Madridin në prag të duelit me Manchester City në Champions. Vetëm dy javë pas kryesimit, tani të tijtë janë 4 pikë pas Barcelonës: “Lamtumirë La Liga? Jo, objektivi ynë është të marrim 36 pikët e mbetura. Ky është Real Madridi dhe këtu askush nuk dorëzohet. Mendojmë se diferenca mund të rikuperohet”. Analiza e humbjes: “Kishim raste më të pastra se Getafe me Vinicius, Rüdiger, Rodrygo. E dinim çfarë ndeshjeje do të luanim. Na kushtoi përballja me një kundërshtar të mbyllur. Duhej më shumë agresivitet. Arbitri ka lejuar një ndeshje ku luhej për të mos u luajtur. Asnjë kritikë për Getafe. Tani duhet t’i fitojmë të gjitha...