Arbeloa: Menduam se nuk do të shihnim më askënd si CR7, por Mbappé është në atë rrugë

Arbeloa: Menduam se nuk do të shihnim më askënd si CR7, por Mbappé është në atë rrugë

9 Shkurt 2026 8:09 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa u shfaq shumë i kënaqur pas fitores së Real Madridit në “Mestalla”. Ai pranoi se nuk ishte një ndeshje brilante në lojë, por theksoi se skuadra është në rrugën e duhur. Fitore me meritë: “Tri fitore në 11 vitet e fundit këtu, kam ardhur si lojtar dhe e di sa e vështirë është. Fituam falë soliditetit dhe përkushtimit, ishim fitues të merituar”. Ndryshimet në të djathtë: “Fede kudo që luan jep rendiment spektakolar, por është më i lumtur në mesfushë. David luajti shumë mirë, është lajm i madh për akademinë. Trent, pas shumë kohe jashtë, do ta menaxhojmë me kujdes”. Carvajal: “Po e shoh gjithnjë e më mirë në stërvitje, por nuk do të rrezikoj. Është lider në dhomat...