Arbeloa e mbyll në fund të sezonit, dy emra “big” për të marrë drejtimin e Real Madridit
12 Prill 2026 19:43 Telesport Pavarësisht se ka bërë deri diku një punë të mirë, duke ditur gjendjen dhe situatën në të cilën mori drejtimin e ekipit, Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid. “Defensa Central” zbulon se drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë dy profile për të zgjedhur mes tyre trajnerin e ri. I pari është Jurgen Klopp, i cili ka kohë që përflitet për të marrë drejtimin e Real Madridit. Trajneri gjerman nuk ka pranuar asnjë ofertë, edhe pse kanë qenë të shumta, pas largimit nga Liverpool në vitin 2024. Kandidati i dytë, sërish është një emër me peshë. Bëhet fjalë për Didier Deschamps, i cili do të jetë i lirë, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës...
Burimi:
telesport.al