Araujo flet për herë të parë pas rikthimit: Kisha nevojë për një pushim të tillë, Barça tani dhe përgjithmonë
Ronald Araujo ngriti Superkupën e Spanjës me Barcelonën në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar, por fitorja e tij më e madhe kishte mbërritur tashmë. Mbrojtësi uruguaian u rikthye në fanellën e “blaugrana” pas disa muajsh të vështirë për shkak të shëndetit mendor, që e kishte mbajtur larg fushës. Kthimi i tij, i cili ndodhi në Jeddah, ishte i mbushur me kuptim. Araujo doli në fushë nën duartrokitje dhe, simbolikisht, ngriti trofeun, duke mbyllur një rreth personal dhe sportiv. Ky ishte një moment që lojtari e ndau me fjalë të thella në mediat sociale. “Mësova se ndalimi në kohë është një akt dashurie për veten. Kujdesi për mendjen dhe zemrën tënde nuk është dorëzim, por të kesh besim. Marrja e një pushimi më ka ripërtërirë dhe...
Burimi:
telesport.al