Arabia Saudite i sjell fat. “El Clasico” i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës (video)

Arabia Saudite i sjell fat. “El Clasico” i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës (video)

Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës. Në finalen e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona mundi 3-2 Real Madridin, në një “El Clasico” tejet të bukur. Supersfida u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha. Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Thibaut Courtois. Barazimi i madrilenëve do të vinte në minutat shtesë, ku Vinicius Junior lë pas thatësirën dhe gjen golin pas 19 ndeshjesh. Katalanasit nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën direkt golin e avantazhit me Robert Leëandoëki, i cili shënoi pas një asisti të mrekullueshëm të Pedrit. Kur pritej vërshëllima e arbitrit, Real Madrid barazoi shifrat 2-2 me Gonzalo Garcia. Pas një topi të nisur nga goditja e këndit dhe fillimisht goditja e Dean...