Aprilia bën ligjin në Tajlandë, Bezzecchi triumfon në garën e parë, probleme për Marquez dhe Ducati

Aprilia bën ligjin në Tajlandë, Bezzecchi triumfon në garën e parë, probleme për Marquez dhe Ducati

1 Mars 2026 9:46 Telesport Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi ditën e diel garën e Cmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP, gara e parë sezonale, zhvilluar në pistën e Burinam. Një garë e dominuar nga Bezzecchi, që e nis mbarë sezonin e ri. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Pedro Acosta me KTM, që falë edhe triumfit në garën sprint ditën e parë, ka marrë kreun e renditjes së përgjithshme. Në podium u ngjit edhe spanjolli Raul Fernandez, i treti me Aprilia Trackhouse. Duket se motori Aprilia (4 pilotë në 5 vendet e para) do të konkurrojë Ducati këtë vit, që e ka nisur jo mirë sezonin. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, u detyrua të braktisë garën 5 xhiro...