Aprilia bën ligjin edhe në pistën e Austin, fiton Bezzecchi rikthehet në krye të renditjes botërore

Aprilia bën ligjin edhe në pistën e Austin, fiton Bezzecchi rikthehet në krye të renditjes botërore

30 Mars 2026 8:22 Telesport Me një fitore të dyfishtë në pistën amerikane të Austin, motori Aprilia rikthehet të dominojë këtë sezon në botërorin e MotoGP. Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi garën e tretë sezonale, i padiskutueshëm deri më tani, duke udhëhequr renditjen e botërorit. Pas gabimit të së shtunës në garën sprint, këtë herë italiani dominoi në pistë, duke u shkëputur. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Jorge Martin. Podiumi kompletohet edhe me spanjollin tjetër Pedro Acosta, i treti me motorin KTM. Vijon të vuajë këtë sezon motori Ducati, në vendin e katërt me italianin Fabio di Giannantonio me motorin VR46, ndërsa kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez, u rendit i pesti. Bagnaia, që të shtunën...