Apolonia-Skënderbeu dhe Korabi-Laçi, njihuni me ndeshjet e rëndësishme në Kategorinë e Parë

Apolonia-Skënderbeu dhe Korabi-Laçi, njihuni me ndeshjet e rëndësishme në Kategorinë e Parë

Kampionati Kategoria e Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26-të, të cilat do të zhvillohen të gjitha të shtunën, më 14 mars, duke nisur nga ora 15:00. Kryesuesit e Skënderbeut do të luajnë në transfertë ndaj Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, me korçarët që synojnë të ruajnë vendin e parë në renditje. Ndërkohë, Laçi, që ndjek nga afër kreun e tabelës, do të përballet në transfertë me Korabin në stadiumin “Korabi”. Një sfidë interesante pritet edhe në stadiumin “Luz i Vogël”, ku Besa do të presë Pogradecin, ndërsa Iliria do të përballet me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku”. Në stadiumin “Liri Ballabani”, Burreli do të luajë ndaj Kukësit. Takimi tjetër i javës do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku Lushnja pret...