Apeli i dhimbshëm i Guardiolës bën xhiron e botës: “Nëse vret mijëra njerëz, unë do të ngrihem”
7 Shkurt 2026 8:16 Alfred Lleshi Pep Guardiola mbajti një apel politik dhe humanitar shumë të komentuar, duke shprehur dhimbjen për luftërat dhe mungesën e humanizmit në botë. Trajneri spanjoll kritikoi administratën “Trump” pas vrasjeve të Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentë të ICE në Minneapolis, pasi kishte folur edhe për luftërat në Ukrainë, Gaza dhe Sudan. “Shoh imazhet dhe më dhemb, ndaj do të flas gjithmonë që të jemi një shoqëri më e mirë. Nuk do të ndryshoj gjithçka, por do të përpiqem gjithmonë. E bëj për fëmijët e mi, për familjen time, për ju dhe familjet tuaja”, – tha ai. Guardiola theksoi se “kurrë më parë nuk kemi pasur informacionin kaq qartë para syve tanë”, duke përmendur “gjenocidin në Palestinë” dhe konfliktet...
Burimi:
telesport.al