Antony me supergol, Betis bën ligjin ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” (video)

Antony me supergol, Betis bën ligjin ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano” (video)

8 Shkurt 2026 20:25 Telesport Atletico Madrid ka zhgënjyer sërish, këtë herë pasi u mposht 0-1 nga Betis, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Fatin e takimit e vendosi supergoli i brazilianit Antony, me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, në pjesën e parë. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Betis fiton 0-1 dhe mban vendin e pestë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë. SHIKOGOLIN