Antonelli me objektiva të qarta: Pas fitores së garës së parë ëndërroj titullin kampion në F1

Antonelli me objektiva të qarta: Pas fitores së garës së parë ëndërroj titullin kampion në F1

Gara e Kinës në Formula 1, zhvilluar fundjavën e kaluar solli surprizën Kimi Antonelli. 19-vjeçari italian i Mercedes fitoi garën e tij të parë në karrierë. Pas mbërritjes në Bolonja, ai tha: “Ndjeva shumë emocione. Qava, thjesht nuk munda t’i mbaja lotët. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë: për mua, familjen, ekipin…”. “Kam qenë me Mercedes gjatë gjithë kësaj rruge që nga ditët e mia të go-kart, kur isha 11 vjeç. Të kesh arritur deri këtu është një arritje e madhe. Hapi tjetër është të bëhem kampion bote me Mercedes”, tha piloti i ri italian, në sezonin e tij të dytë në botën e Formula 1. “Të dëgjoja himnin kombëtar italian ishte e bukur. Marrja e trofeut më të madh ishte një...