Antonelli fiton në Kinë dhe korr suksesin e parë në karrierë, Hamilton në podium, dështim total për McLaren
Piloti italian Kimi Antonelli fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, suksesi i parë në karrierë për pilotin 19-vjeçar të Mercedes, duke shkruar historinë e Formula 1. Ai e nisi garën nga “pole” dhe e ruajti vendin e parë deri në fund të garës, duke treguar një pjekuri të admirueshme për moshën e tij. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, britaniku George Russell, që në gjysmën e parë të garës u përball me dy makinat Ferrari, duke humbur mjaft kohë edhe për shkak të makinës së sigurisë. Gjithsesi, britaniku ruan kreun e renditjes provizore. Në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton, i treti me makinën Ferrari. Hamilton rikthehet në podium pas më shumë se një...
Burimi:
telesport.al