Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Anthony Joshua përmbush misionin, fiton me KO në raundin e gjashtë ndaj Jake Paul
Boksieri britanik Anthony Joshua fitoi me KO në raundin e gjashtë duelin ndaj amerikanit Jake Paul, zhvilluar sot në Majemi. Një sfidë me 8 raunde, por që u ndal më herët, me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë që dominoi në ring. Në fakt, nuk pati aspak rivalitet mes dy boksierëve, pasi Joshua ishte ndjeshëm më superior në ring, më i gjatë dhe me më shumë përvojë se YouTuber-i. Paul ra disa herë në tapet gjatë kësaj sfide, deri në momentin që nuk u ngrit më nga tapeti pas numërimit të gjyqtarit. Në fakt, për Jake Paul fakti që duroi deri në raundin e gjashtë mund të jetë një fitore, pasi shumë mendonin se kjo sfidë nuk do të shkonte më shumë se 3-4...