Ankth për Ronaldon, humbet penalltinë dhe del i dëmtuar nga fusha, 3 muaj larg Botërorit të tij të fundit…
Cristiano Ronaldo, 41 vjeç, ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike vetëm tre muaj para FIFA World Cup 2026, pasi pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Fayha në Saudi Pro League. ‘Ylli’ portugez humbi një penallti në pjesën e parë, duke goditur jashtë në momentin kur rezultati ishte 0-0. Më pas, në minutën e 80-të, ai sinjalizoi pankinën dhe u largua nga fusha me shqetësime të dukshme, pak pasi skuadra e tij kishte kaluar në avantazh. Ronaldo u pa në stol me një qese akulli pas gjurit, duke shtuar frikën për një problem më serioz. Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, konfirmoi se lojtari do t’u nënshtrohet testeve urgjente mjekësore. “Ronaldo pësoi lodhje muskulore dhe stafi mjekësor do të kryejë menjëherë...
Burimi:
sot.com.al