Anis Mehmeti mund të ngjitet në Premier League, ka marrë oferta
Për situatën e Anis Mehmetit te Bristol Siti ka folur trajneri Gerhard Struber. Ky i fundit u pyet konkretisht për Zak Byner, por gjithashtu e përfshiu edhe Mehmetin më pas në fjalën e tij. Mehmeti mbushi sot 25 vjeç dhe ofertat për të nuk mund të mungojnë. Sipas tij është në dorën e klubit të Bristol Sitit, që ta bindë sulmuesin e Kombëtares. “Do të them para së gjithash se jam vërtetë, vërtetë shumë i kënaqur me të dy këta lojtarë. Zaki dhe Anisi kanë bërë një diferencë shumë të madhe në muajt e fundit sa u përket paraqitjeve, dhe kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne. Sidomos Zaki. Ai është fytyra e klubit; është rritur këtu dhe ka kaluar një periudhë shumë të rëndësishme...
Burimi:
sot.com.al