Anis Mehmeti lë Bristol Sitin dhe i bashkohet Ipsuiçit
Adriatik BALLA Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, ka kryer testet mjekësore te skuadra e Ipsuiç Taunit, në Chamionshqip anglez. Skuadra që synon të futet në Premier League pritet t’i paguajë rreth 3 milionë funte për Mehmetin te Bristol Siti. Mehmeti gjatë këtij sezoni me fanellën e Bristol Siti ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste. Trajneri Gerhard Struber ishte përpjekur të sillej këtë javë, sikur do të shikonin përpara nëse sulmuesi shqiptar do largohej. Sot ndërkohë nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh. “Dua të flas hapur. Anisi është rrugës për testet mjekësore. Ai ka një ofertë të madhe në tavolinë nga një klub tjetër, dhe duket se Anisi do të ndryshojë drejtim. Është pjesë e lojës, duhet të mësohemi me këtë dhe kjo...
Burimi:
sot.com.al