Anglia nuk heq dorë nga Tuchel! Nuk ka shkarkim, besojnë se do të fitojnë Europianin me të në stol

Anglia nuk heq dorë nga Tuchel! Nuk ka shkarkim, besojnë se do të fitojnë Europianin me të në stol

Pavarësisht humbjes së dhimbshme 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe kritikave të shumta që pasuan, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares së Anglisë. Federata Angleze e Futbollit (FA) nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në pankinë dhe vazhdon t’i japë mbështetje të plotë trajnerit gjerman. Pas eliminimit, shumë ish-futbollistë, analistë dhe tifozë kritikuan zgjedhjet taktike të Tuchelit, sidomos vendimin për ta tërhequr skuadrën në mbrojtje pasi Anglia kaloi në avantazh. Megjithatë, drejtuesit e FA-së besojnë se ai mbetet njeriu i duhur për të udhëhequr “Tre Luanët” në projektin afatgjatë. Vetë Tuchel ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai mori përgjegjësinë për humbjen ndaj Argjentinës, por theksoi se skuadra ka treguar progres...