Ancelotti për kalimin e Mbappé te Real Madridi: Brezi i vjetër kishte krijuar atmosferë fantastike…

Ancelotti për kalimin e Mbappé te Real Madridi: Brezi i vjetër kishte krijuar atmosferë fantastike…

16 Mars 2026 14:26 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti, sot trajner i Brazilit, foli për periudhën e tij te Real Madridi dhe ndryshimet që solli ardhja e Kylian Mbappé. Italiani kujtoi se ndryshimi i brezave ndikoi shumë në ekip: “Futbolli ndryshon me pak gjëra, bashkë me to ndryshon edhe kimia e skuadrës. Nuk ishte vetëm çështje ambienti, nuk ishte thjesht të zëvendësoje Toni Kroos me Mbappé”. Ai theksoi se në të njëjtën periudhë ndodhën edhe ndryshime të tjera: “Atë vit u largua Nacho Fernández, Dani Carvajal u dëmtua dhe Luka Modrić luajti më pak. Brezi i vjetër kishte krijuar një atmosferë fantastike në dhomat e zhveshjes, një brez i ri duhej të merrte përgjegjësi dhe të tregonte personalitet”. Ancelotti mbrojti edhe Mbappé: “Ai bëri një sezon fantastik...