Ancelotti nuk i mbyll derën Neymar: Mund të jetë në Botëror vetëm nëse është 100%
Me më pak se tre muaj deri në Kupën e Botës 2026, trajneri Carlo Ancelotti ka shpallur skuadrën e Brazilit për dy ndeshjen miqësore kundër Francës (26 mars) dhe Kroacisë (1 prill), testet e fundit para botërorit. Ndër përforcimet e reja është rikthimi i Endrick, ndërsa Neymar mbetet i padisponueshëm. Ylli i Santos, i cili mungonte nga skuadra kombëtare për më shumë se dy vjet e gjysmë për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamentit të kryqëzuar të pësuar në tetor 2023 kundër Uruguait, kishte shpresuar për një thirrje. “Padyshim që dëshira ime është të kthehem në ekipin kombëtar dhe të luaj në një Kupë Bote, por nuk varet nga unë. Nëse thirrem apo jo, unë gjithmonë do ta mbështes Seleção”, tha Neymar. Për...
Burimi:
telesport.al