Ancelotti: Nuk flas për Neymar por për ata që janë në kombëtare, humbëm por jam i kënaqur

Ancelotti: Nuk flas për Neymar por për ata që janë në kombëtare, humbëm por jam i kënaqur

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, i minimizoi thirrjet e tifozëve për Neymar, i cili nuk u grumbullua në kombëtare për dy miqësoret e këtij muaji. Të parën, Brazili e humbi 1-2 ndaj Francës, ndërkohë që trajneri italian theksoi se fokusi duhet të mbetet te lojtarët e përfshirë. “Tani për tani duhet të flasim për ata që janë këtu, që luajtën, që dhanë gjithçka, që treguan karakter, që punuan shumë. Dhe jam i kënaqur,” u tha Ancelotti gazetarëve pas humbjes. Më tej, trajneri italian komentoi: “Mendoj se Raphinha luajti shumë mirë. Ai pati disa shqetësime muskulore në fund të pjesës së parë dhe na u desh ta zëvendësonim, por ai pati shumë mundësi dhe lëvizje shumë të mira pa top. Vini gjithmonë përpiqet; ai gjithmonë bën...