“Analizë Superiore”, panoramë e plotë mbi javën e fundit të kampionatit (video)
Në ekranin e FSHF TV u transmetua këtë të mërkurë për herë të parë emisioni më i ri i dedikuar elitës së futbollit shqiptar, “Analizë Superiore”. Formati i ri, i drejtuar nga Jurgen Zela, me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, solli një vështrim të detajuar mbi pesë takimet e javës së 27-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Gjatë emisionit u analizuan momentet më të rëndësishme të ndeshjeve të zhvilluara mes të dielës dhe të hënës, të shoqëruara me statistikat kryesore dhe me interpretimin taktik të situatave vendimtare në fushë. Në fokus të analizës ishin edhe rezultatet e kësaj jave, ku AF Elbasani triumfoi përballë Tiranës, Bylis mori një fitore minimale ndaj Vorës, Flamurtari mposhti Vllazninë, Partizani hodhi një tjetër hap pozitiv...
Burimi:
telesport.al