Analizë e detajtuar për Abissnet Superiore, nga “Final Four” e mbijetesa. Ja çfarë u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Analizë e detajtuar për Abissnet Superiore, nga “Final Four” e mbijetesa. Ja çfarë u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni i 25-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, me fokus të veçantë në kampionatin Abissnet Superiore. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin Sulejman Starova dhe Drejtori i Edukimit në FSHF, Ardi Behari, të cilët analizuan javën e 30-të të kampionatit. Në fokus ishte fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, si dhe ecuria e mirë e trajnerit Edi Martini me kuqeblutë. Gjithashtu, u diskutua fitorja e Dinamo City, që ka hapur garën për vendin e katërt drejt Final Four, pasi blutë tani janë vetëm një pikë larg nga Partizani. Barazimi i Flamurtarit dhe Tiranës ishte një temë tjetër, ku të ftuarit analizuan edhe shanset e të dy skuadrave për mbijetesë. Fitoret e...