Amorim “ngrin” Romën për Zirkzee: Asnjë lojtar nuk më ka kërkuar të largohet
3 Janar 2026 9:12 Alfred Lleshi Parapërgatitje për kampionat te Manchester United. “Djajtë e Kuq” do të luajnë kundër Leeds-it, të dielën e 4 janarit (ora 13:30), ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Premier League, e para e fazës së dytë. Trajneri Ruben Amorim e prezantoi sfidën në konferencë për shtyp, duke prekur disa tema. Gjendja e të dëmtuarve: “Nuk besoj se dikush do të rikuperohet”. Merkatoja e janarit në hyrje: “Nuk do ta ndryshojmë thellësisht skuadrën tonë. Nuk po flasim për ndryshime në organikë. Jemi po aq afër kualifikimit në Champions League sa edhe vendit të 18-të, ndaj duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja e radhës. Objektivi ynë është fitorja”. Sa iu përket “daljeve”, Amorim mohoi kategorikisht largime të afërta, përfshirë Joshua...
Burimi:
telesport.al