Ambrosini: Interi ka detyrimin për ta fituar titullin, Milani jo. Nëse shkojnë kështu te derbi…
4 Shkurt 2026 12:49 Alfred Lleshi Massimo Ambrosini, ish-mesfushor i “Djallit”, foli rreth garës së titullit: “Milani nuk ka detyrimin për ta fituar Serie A, gjë që e ka Interi. Nëse arrijnë me këto pikë te përballja direkte, një fitore e zikaltërve do të shënonte fundin, ndërsa një fitore e kuqezinjve do t’u lejonte edhe të tjerëve të afrohen. Mund ta vendosësh një bast edhe për ta, do të jetë një rast i jashtëzakonshëm. Nëse objektivi minimal është të jesh 7 pikë pas, je i lehtë, i qetë. Historikisht, Interi nuk ka qenë shumë i aftë ta menaxhojë këtë lloj diference, e kemi parë edhe vite të tjera”. Kur u pyet nëse ka moment kur të gjithë ndihen se diçka mund të ndryshojë dhe mund...
Burimi:
telesport.al