Alvarez vendos piketat e së ardhmes: Në vitin 2035 më shihni lider, si Koke dhe Griezmann…
17 Mars 2026 10:11 Alfred Lleshi Duket se Atlético Madridi, ose përfaqësuesit e tij, kanë reaguar shpejt për të shuar tensionin pas sfidës së Champions-it kundër Tottenham. Julian Alvarez ka tentuar të japë një përgjigje më të qartë lidhur me klubin spanjoll, për të ardhmen e tij, pas deklaratave të javës së kaluar që kishin shqetësuar tifozët “rojiblancos”. Në një video promovuese të “Moeve”, Alvarez u pyet në stil intervistë pune: “Si e sheh veten pas 10 vitesh?”. Përgjigjja e tij: “Më 2035 do të jem 35 vjeç dhe e shoh veten në një rol veterani, si ai që sot mbajnë Oblak, Koke dhe Griezmann, pas shumë përvoje të fituar. E shoh veten pak i reflektuar tek ata, duke mbajtur rol kapiteni, lideri të grupit”....
Burimi:
telesport.al