Allegri promovon Milanin e tij: Grup rezistent, kualifikimi në Champions mbetet objektivi i madh

Allegri promovon Milanin e tij: Grup rezistent, kualifikimi në Champions mbetet objektivi i madh

16 Janar 2026 8:10 Alfred Lleshi Max Allegri e përshkroi Milanin si “rezistent” pas përmbysjes 3-1 ndaj Comos, fitore që i dha vendin e dytë në renditje. Trajneri pranoi vështirësitë në pjesën e parë: “E nisëm me katër mesfushorë për të krijuar më shumë linja pasimi. Pas disavantazhit u shpërbëmë, por na mbajti në lojë Maignan, kundër një kundërshtari të fortë dhe që luan mirë”. Në pushim ndryshoi modul, duke aktivizuar tre sulmues, ndërsa pas avantazhit u rikthye te skema fillestare: “Skuadra ishte rezistente dhe e donte këtë rezultat shumë të rëndësishëm”. Zgjedhja që penalltinë ta godiste Nkunku e jo Leao ishte e Allegrit: “Rafa donte ta gjuante, por vendosa për Nkunku… Fatmirësisht shkoi mirë”. Për Champions-in shtoi: “Nuk i dërgojmë mesazh Interit. Duhet të mendojmë...