Allegri: Pas Napolit përjetuam dy ditë të vështira. Nëse na merr vala e emocioneve, ndodh katastrofa

Allegri: Pas Napolit përjetuam dy ditë të vështira. Nëse na merr vala e emocioneve, ndodh katastrofa

10 Prill 2026 13:19 Alfred Lleshi “Në aspektin psikologjik, pas Napolit përjetuam dy ditë të vështira. Ndoshta kemi qenë shumë të mirë më parë për të qenë kaq pranë Interit. Nuk duhet të na marrë vala e emocioneve, një ndeshje nuk mund të destabilizojë një sezon të tërë”. Në prag të sfidës me Udinese (të shtunën, në orën 18:00), Max Allegri kërkon qetësi. Pa ankthe dhe me unitet maksimal, Milani duhet patjetër të arrijë në Champions: “Bilanci bëhet vetëm në fund, me kthjelltësi. Nëse na pushton emocioni, mund të ndodhë katastrofa. Udinese është ekip fizik, duhet të jemi të organizuar dhe të përqendruar”. Ai foli edhe për sulmin: “Pulisic dhe Leao kanë pasur vështirësi për shkak të dëmtimeve, por kanë shënuar gola të rëndësishëm dhe...